Malisheva me kontratë dyvjeçare për grumbullimin e mbeturinave

MalishevëPostuar: 09:27 / 19.03.2019

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ushtruesi i Shefit të Prokurimit Nuhi Shala me bashkëpunëtorë të Njësisë së “ekoregjionit” në Malishevë dhe Drejtori nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ekoregjioni” SH.A me seli në Prizren, Nehat Basha, nënshkruan kontratën dyvjeçare për Grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat dhe objektet publike.

Me këtë rast, Kryetari Begaj shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofroi tërë potencialin që ka si në kapacitetet njerëzore dhe ato motorike, me qëllimin e vetëm që qytetarët malishevas dhe Malisheva me 45 fshatrat e saja t’u krijohen mundësi, hapësira dhe ambientet të pastra publike, sheshe, objekte institucionale shkollore, rrugë, njëherit, Begaj apelon dhe fton gjithë qytetarët, por edhe bizneset që së bashku të përkujdesem për ambient të pasur dhe të bukur.

Kurse nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ekoregjioni” SH.A me seli në Prizren, do të merret me gjithë detyrat e përshkruara në specifikat nga Komuna e Malishevës ku përfshihen që nga pastrimi, larja dhe mirëmbajtja e rrugëve, trotuarëve të qytetit, grumbullimi i mbeturinave për çdo ditë dhe transporti i tyre, në gjithë territorin e komunës dhe hapësirat publike. /InfoKomuna/