Malisheva nis shqiptimin e gjobave për ndotje të mjedisit

MalishevëPostuar: 17:38 / 15.11.2018

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar zbatimi i udhëzimit administrativ 06/2018, për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Drejtorisë së inspektoratit ky udhëzim ka filluar të zbatohet nga 13 nëntori i këtij viti, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, “inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do ti ndjekim procedurat ligjore”.

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë. /InfoKomuna/