Malisheva po bëhet me infrastrukturë rrugore moderne

MalishevëPostuar: 09:54 / 10.10.2018

Javë më parë kanë filluar punimet, në rrugën transiti në Malishevë, pasi me ndërtimin e kësaj rruge hapet mundësi për zhvillim më të madh socio-ekonomik për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, dhe drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Bashkim Krasniqi, të martën vizituan punimet në rrugën transiti, punime të cilat po vazhdonin me  kapacitete të plota .

Ata inkurajuan punëtorët dhe kompaninë “Famis”, që punimet të vazhdojnë sipas standardeve dhe kritereve  të nënshkruara në kontratë, po ashtu të respektohen në detaje të gjitha elementet që duhet t’i ketë një rrugë me standarde të kohës.

Në të njëjtën  ditë  ata  vizituan edhe rruga në lagjen "Veselaj", rruga “Pavarësia”, ku punimet ishin pothuajse në fazën  më të lartë  të punës, kjo rrugë shtrohet me kubëza dhe punët  i kryen, kompania “Flamuri”,edhe këtu u kërkua që cilësia e punimeve të jetë në përputhje me kriteret e nënshkruara në kontratën e punës, por edhe të respektohet afati kohor i përfundimit të punimeve.

Të gjitha këto projekte të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës në bashkëpunim me Qeverinë qendrore dhe atë  të  ekzekutivit lokal për vitin 2018 dhe vitet në vazhdim,  do të ndikojnë pozitivisht  në mirëqenien e qytetarëve tanë për zhvillimi ekonomik si dhe  do të krijojnë lehtësira për hapjen e bizneseve të reja. /InfoKomuna/