Malisheva e gatshme t’i pres investitorët gjermanë

MalishevëPostuar: 11:20 / 25.03.2019

Pasi u bë Komuna e Malishevës me Zonë Ekonomike, interesimi i investitorëve të huaj për të investuar ka filluar të rritet, thuhet në njoftimin e komunës.

Një interesim të tillë ka shprehur edhe investitori gjerman Patrik Jung, në bashkëpunim me biznesmeni shqiptar, Milaim Zogaj, për mes Kompanisë "Bauunternehmen GMBH" me seli në Dortmund, që me produktet e veta, në fushën e energjisë solare të përgatitet në një të ardhme të afërme për investime në Malishevë.

Një takim i tillë u zhvillua sot, ku Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, priten në takim pune, biznesmenin gjerman, Patrik Jung dhe përfaqësuesin e Kompanisë "Bauunternehmen GMBH" me seli në Dortmund, Milaim Zogaj.

“Shprehi gatishmërinë, që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës adekuate për ta zhvilluar biznesin në fjalë si dhe do t’u ofrojmë gjithë potencialet njerëzore që kemi, më qëllimin, rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët tanë”, tha kryetari Begaj.

Investitorët kërkuan Partneritet Publiko- Privat, për arsye të sigurisë më të mirë.

Krejt në përmbyllje të takimit, pati dakordim që të dyja palët të fillojnë me përgatitjen e dokumenteve dhe të fillojnë me procedurat e nevojshme ligjore, për të parë mundësinë e investimeve. /InfoKomuna/