Malishevë, nisin punimet në ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Tërpezë

MalishevëPostuar: 11:24 / 12.10.2018

Komuna e Malishevës, përkatësisht ekzekutivi lokal po hyjnë në fazën finale të realizimit të projekteve të planifikuara për vitin 2018.

Si projektet për, rregullimin e infrastrukturës në shtrimin e  rrugëve me asfalt, rregullimi e trotuarëve, ujësjellësit e rrjeteve  të ujërave të zeza.

Pikërisht, sot për një projekt të tillë, kanë filluar punimet në rregullimin dhe funksionalizimin e dy kilometrave kanalizim që do të shërbejnë për banorët  e fshati Tërpezë, projekt kryesisht që financohet  nga Komuna e Malishevës.

Kështu dinamika e realizimit të projekteve për këtë vit, po ecën sipas planit të qeverisë lokale, ku ashtu si janë planifikuar edhe po realizohen, duke ju përmbajtur rreptësisht cilësisë dhe standardeve të nënshkruara në kontratë, mes punëdhënësit dhe punëkryesit, në të kundërtën mund të shqiptohen sanksione buxhetore, për jo cilësi të punës dhe mos realizim të projektit në afatin e paraparë kohorë.Investimet Komunale do të vazhdojnë për këtë viti ashtu si janë planifikuar. /InfoKomuna/