Malishevë, shqyrtohet Plani i Veprimit për periudhën maj-dhjetor 2018

MalishevëPostuar: 13:35 / 17.05.2018

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i Malishevës mbajti mbledhjen e dytë të radhës dhe shqyrtoi planin e veprimit për periudhën maj-dhjetor 2018.

Në planin e veprimit kishin të paraparë, vizita nëpër institucione, duke përfshirë Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, çerdhet shkollore, institucionet arsimore të nivelit parauniversitar, si dhe ato kulturore-sportive të komunës së Malishevës, me qëllim që të njihen nga afër me punët që zhvillohen nga personeli udhëheqës, mësimdhënës dhe organet tjera shkollore si dhe për kërkesat që kanë ata.

Në vazhdim, njoftuan për punët e komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në muajt e ardhshëm si dhe përfaqësimin në komisionin për ndarjen e bursave për studentët me një anëtar nga ky komitet. /InfoKomuna/