Malishevën pritet ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak nga Zvicra

MalishevëPostuar: 11:27 / 13.03.2019

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, priti në takim Njësinë e LMT-së në Malishevë të përfaqësuar nga L.Sutter.

Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë si gjithherë për takime të rregullta me Njësinë e LMT-së në Malishevë, si nga e kaluara por edhe tash, dhe ju ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen, për një shkëmbim temash të ndryshme me interes për qytetarët malishevas.

Kurse përfaqësuesit nga Njësia e LMT-së në Malishevë, njoftuan Kryetarin Begaj me planin dhe objektivat që kanë dhe po punojnë për një të ardhme të afërme, brenda këtij viti, Malishevën ta vizitojnë udhëheqës të lartë politiko-ushtarak të shtetit zviceran, me qëllim të njohjes, bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të ndërsjellë.

Në fund u pajtuan të fillojnë parapërgatitjet për këto vizita si nga komuna ashtu edhe nga Njësia e LMT-së. /InfoKomuna/