Mbledhja e Kuvendit Malishevës shtyhet për javën tjetër

MalishevëPostuar: 12:35 / 12.01.2018

Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për sot, është shtyrë për të hënën e ardhshme.

Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme.

Në këtë mbledhje të parë, është dashur të bëhet zgjedhja e  kryesuesit të Kuvendit të Komunës, por për gati dy orë, grupet politike, që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, nuk kishin arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit, dhe gjatë kësaj kohe, vazhdimisht kanë lëvizur herë brenda e herë jashtë sallës së kuvendit.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: NISMA ka 11 anëtarë, PDK, ka 9 anëtarë, LDK ka 6 anëtarë, LVV ka 4 anëtarë dhe AAK 1 anëtar.

Mbledhja e KK të Malishevës, do të vazhdoj punimet të hënën me 15 janar 2018, duke filluar në ora 10:00.

/InfoKomuna/

Komente: 0 Bizneset e Luksemburgut ftohen të investojnë në Kosovë 15:26 / 24.04.2018 Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në hapjen e Forumit Ekonomik “Kosova dhe Luksemburgu, mundësitë për sinergji të bizneseve” të mbajtur në Luksemburg, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Luksemburgut, ka ftuar bizneset që të...
GjilanKomente: 0 Themelohen pesë komitete komunale në Gjilan 09:58 / 24.04.2018 Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të hënën pesë komitete, me ç`rast ka zgjedhur edhe kryesuesit dhe zëvendëskryesit e këtyre trupave komunale.
PrishtinëKomente: 0 Lagjet ku "Termokosi" gjatë këtij viti fillon zgjerimin e rrjetit 10:32 / 24.04.2018 Ngrohtorja e qytetit Termokos ka paralajmëruar se këtë vit do të fillojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në disa lagje të kryeqytetit. Zyrtarë të "Termokosit" thonë se projekti i zgjerimit, në vlerë prej 10 milionë eurosh, është financim i Bankës...