Ndërpritet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malishevës

MalishevëPostuar: 11:52 / 18.03.2019

Në mungesë të kuorumit, ndërpritet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Malishevës.

Mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për vitin 2019 e drejtoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahim Morina.

Kjo mbledhje kishte dy pika të Rendi të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/122 datë:28.02.2019 për shpalljen e zgjedhjeve nëpër Vendbanime, Fshatra si dhe Lagje Urbane në Komunën e Malishevës.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/160 datë:12.03.2019 të parashtruar nga Lëvizja
Vetëvendosje në Malishevë.

Pas miratimit të rendi të ditës, u zhvillua debat për pikën e parë Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/122 datë:28.02.2019 për shpalljen e zgjedhjeve nëpër Vendbanime, Fshatra si dhe Lagje Urbane në Komunën e Malishevës.

Këshilltarët e Nismës Social - Demokrate të përfaqësuar në Kuvendi Komunal të Malishevës, pasi debatuan për pikën e parë dhe e vlerësuan si jo të duhur e që kjo ka qenë dash të jetë si pikë në një mbledhje të rregullt të kuvendit e lëshuan mbledhjen.

Kështu në mungesë të kuorumit, ndërpritet mbledhja, pasi subjektet politike PDK, LDK dhe LVV, nuk kishin përbërjen numerike të mjaftueshme për vazhdim të seancës.
Por kryesuesi, ftoi për një mbledhje tjetër, po sot në ora 13:00. /InfoKomuna/