Nënkryetari Berisha, priti në takim njoftues komandantin e Stacionit Policor në Malishevë

MalishevëPostuar: 12:39 / 09.10.2018

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, sot kanë pritur në një takim me karakter njoftues komandantin e ri të stacionit policor në Malishevë, kapiten Hazir Berisha dhe zëvendëskomandantin, toger Azem Kransiqi, ku krahas urimeve për detyrën e re, është biseduar edhe për çështje tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme.

Fillimisht, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka uruar komandantin e sapo emëruar të stacionit policor në Malishevë, kapitenin Hazir Berisha, për detyrën e re, si dhe i ka ofruar gatishmërinë e komunës për bashkëpunim të ndërsjellës mes dy institucioneve, për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme.

Zyrtarët e lartë policorë, Berisha e Krasniqi, kanë shprehur gatishmërinë e tyre, që krahas obligimeve të rregullta, të ofrojnë mbështetjen e zyrtarëve policorë, sa herë që paraqitet nevoja dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështje të sigurisë së përgjithshme, e në veçanti për sigurinë në trafik, në shërbim të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës. /InfoKomuna/