Nga java e ardhshme do të nisë dezinsektimit i zonave endemike në Malishevë

MalishevëPostuar: 10:42 / 23.04.2018

Dezinsektimit i zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, planifikohet të fillojë nga java e ardhshme. Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata e dezinsektimit.

Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku janë diskutuar një varg çështjesh tjera me rëndësi.

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

Drejtori Hoti, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë në përfundim e sipër.

EHKK, ishte tema kryesore, ndërsa në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, si për realizimin e projekteve të planifikuara, ashtu edhe për realizimin e planifikimeve tjera, që kanë të bëjnë me zbatimin e programit qeverisës për Komunën e Malishevës, në të gjitha fushat. /InfoKomuna/