Nis mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat e Malishevës

MalishevëPostuar: 09:33 / 11.06.2019

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, prej mbrëmë ka filluar mbajtja e zgjedhjeve në fshatra. Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Maxharrë dhe Mirushë.

Në Mirushë, Urim Thaçi është zgjedhur kryetar i fshatit, ndërsa në Maxharrë është zgjedhur Muhamet Kastrati, e po ashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e fshatit me nga shtatë anëtar, si dhe pozitat e nënkryetarit dhe sekretarit të fshatit.

Për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka formuar edhe komisionin që do të merret me organizmin dhe monitorimin e zgjedhjeve, të cilët në çdo takim në secilin fshat, fillimisht i njoftojnë me procedurat e zgjedhjeve, sipas rregullores për zgjedhje dhe më pas procedohet me mbajtjen zgjedhjeve, sipas rregullores.

Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në këto dy fshatra, nuk janë shënuar probleme të cilat ndikojnë në mbajtjen e zgjedhjeve. /InfoKomuna/