Një kompani turke e interesuar për të investuar në Malishevë

MalishevëPostuar: 16:36 / 17.04.2019

Në Malishevë sot kanë qëndruar drejtori i TEB-it në Kosovë, Orcun Ozddenir dhe biznesmeni turk, pronar i kompanisë “Sev Triko”, Ysuf Eldeleklioglu, të cilët janë pritur nga kryetari i Komunës Ragip Begaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me mundësitë dhe kushtet që ofron Malisheva, për investimet e huaja, përkatësisht investimin nga një kompani turke, që merret me tekstil dhe prodhon linja tekstili për firmat e njohura të veshjeve.

Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka njoftuar me mundësitë që i ofron Komuna e Malishevës, për investime dhe gatishmërinë e komunës, për të ofruar lehtësira për të gjithë ata që duan të investojnë në Komunën e Malishevës.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, i ka njoftuar me mundësitë që ofrohen në vendin tonë për investime, ku sipas tij, Kosova e ka të rregulluar infrastrukturën ligjore për investime dhe ofron shumë mundësi.  /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.