Pas betimit të kryetarit Begaj, përkrahësit i bëjnë pritje madhështore

MalishevëPostuar: 12:56 / 18.12.2017

Përkrahësit e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, me rastin e fillimit të ushtrimit të mandatit të dytë, i kanë organizuar një pritje madhështore, në oborrin e komunës.

Dhjetëra përkrahës, të cilëve i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, morën pjesë me rastin e pritjes në oborrin e komunës, pas dhënies së betimit dhe fillimit të mandatit të dytë, raporton InfoKomuna.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është zgjedhur për herë të dytë në krye të komunës dhe do ta udhëheqë Komunën e Malishevës, edhe për një mandat katërvjeçar.

Kryetari Begaj, me rastin e marrjes së mandatit të dytë, është shoqëruar nga familja e ngushtë e tij, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe nga shumë përkrahës dhe simpatizant të tij. /InfoKomuna/