Për gjysmë viti në Malishevë arkëtohen vetëm 28 % e të hyrave vetjake

MalishevëPostuar: 11:12 / 22.08.2017

Raporti financiar i Komunës së Malishevës për periudhën janar-qershor të këtij viti ka vënë në pah shkallën e ulët të arkëtimit të të hyrave vetjake në raport me planifikimin.

Në anën tjetër, Ekzekutivi Lokal ka treguar performancë solide në shpenzimin e fondeve të alokuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave në këtë raport arkëtimi i të hyrave vetjake gjatë gjashtë muajve të parë të vitit është mbi 28 për qind, derisa përqindja e tërësishme e buxhetit të shpenzuar në këtë periudhë është afër 48 për qind.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport thuhet se buxheti total i Komunës së Malishevës për vitin 2017 është 13 milionë euro