Protestojnë kundër gurthyesit në Malishevë

MalishevëPostuar: 11:56 / 17.12.2018

Banorët e fshatit Kervasari të Malishevës me mëngjes kanë bllokuar rrugën e fshatit për punëtorët e një gurthyesi.

Ata po protestojnë kundër fillimit të punës së gurthyesit që është falsifikuar të ndodhë në këtë fshat.

Sipas banorëve e gjithë kjo duhet të ndalohet pasi po do t’u shkakton probleme shëndetësore, probleme në ajër, shkatërrim të pyjeve dhe shkakton të dridhura në shtëpitë e banuara.

Banorët e kësaj ane janë duke protestuar që disa ditë, pasi që sipas tyre organet kompetente të nuk kanë reaguar fare.

Ndër të tjerash protesta është paralajmëruar të vazhdojë teksa në vendin e ngjarjes sot kanë dalë edhe Policia e Kosovës.