Rrah vëllanë për pronë në Malishevë
MalishevëPostuar: 11:23 / 16.11.2017
Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite.