Siguria në Malishevë vlerësohet e qetë dhe stabile

MalishevëPostuar: 14:19 / 24.05.2018

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Malishevës sot ka mbajtur takimin e parë për këtë vit, ku është vlerësuar situata e sigurisë në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe është miratuar plani vjetor i punës, i cili është rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.

Situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, është vlerësuar e qetë dhe stabile. Kjo situatë u vlerësua në bazë të raportimeve nga organet kompetente për siguri, ku sipas raporteve, Komuna e Malishevës, hyn në komunat më të qeta dhe më të sigurt në vend.

Përndryshe, bazuar në raportimet e organeve zyrtare, nga kjo mbledhje, u shpreh shqetësimi për mos realizim të plotë të masave në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), pasi nga niveli qendrorë është shënuar vonesë e madhe në realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në raport me luftimin e EHKK. Në fakt, tani është dashur të

Pas prezantimit të planit vjetor të punës të KKSB-së, plan i cili është prezantuar nga koordinatori Halit Mazreku, anëtarët e KKSB-së, me dy plotësime tjera, e kanë rekomanduar këtë plan pune, të shqyrtim dhe miratim nga ana e Kuvendit të Komunës. /InfoKomuna/