Të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme në Malishevë

MalishevëPostuar: 12:27 / 23.03.2018

Të gjitha rrugët kryesore të Malishevës me fshatrat e saj, janë të kalueshme. Gjendja më e vështirësuar është në fshatrat në Malet e Berishës, përkatësisht në Berishë.

Gjendjen e rrugëve sot, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka kërkuar angazhim të pandërprerë, në mënyrë që banorët e këtyre fshatrave, të mos kenë problem në lëvizjen e tyre.

Reshjet e mëdha të borës, erërat e fuqishme dhe temperaturat e ulëta, kanë bërë që në fshatrat e thella malore, të ketë bllokim të rrugëve, të cilat gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm, janë hapur disa herë, sidomos në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri.

Rrugët në këto vendbanime, sikur edhe në fshatrat tjerë që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, janë të hapura, por duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes.

Përndryshe, në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme në qarkullimin e qytetarëve. /InfoKomuna/