Të mërkurën bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Malishevës

MalishevëPostuar: 15:30 / 23.11.2021

Të mërkurën nga ora 09:00, bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kryetari i zgjedhur i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të marrë detyrën nga kryetari i deritashëm, Ragip Begaj.

Ndryshe, kandidati i Nisma Socialdemokrate ka fituar garën e balotazhit për kryetar të Malishevës. 

Ekrem Kastrati ka marrë 53.19% të votave ose 10,394 të votave, ndërsa Isni Kilaj nga radhët e PDK-së ka marrë 46.81% të votave ose 9,147 vota. /InfoKomuna/ 

Komente: 0 Efekti i decentralizimit të shërbimeve, komunat menaxhuan mirë me Covid-19 15:09 / 23.11.2021 Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Valmir Gashi, ishte i ftuar si panelist në lansimin e analizës së pulsit publik mbi “Ndërveprimin në mes të qytetarëve dhe komunave në kohë krize: studim rasti Covid-19”, organizuar nga Programi i Kombeve të...