Testit të arritshmërisë në Malishevës iu nënshtrohen 965 nxënës

MalishevëPostuar: 14:39 / 31.05.2019

Edhe në Komunën e Malishevës, organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Drejtorisë për Edukim dhe Arsim, sot testit të arritshmërisë iu nënshtruan 965 në tri qendrat shkollore.

Sipas shefit të DEA-së në Malishevë, Halim Hoti,  “administruesit, vëzhguesit, nxënësit dhe menaxherët e shkollave ishin me kohë nëpër shkolla, po ashtu edhe materialet e testit kanë arritur me kohë dhe janë shpërndarë në afatin e paraparë për nxënësit si dhe kushtet tjera teknike ishin të plotësuara për nxënësit".

Për të parë nga afër se si po rrjedhë procesi i testit  të arritshmerisë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizitoi tri qendrat shkollore, Gjimnazin “Hamdi Berisha”, Qendrën Profesionale të Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku”.

Begaj iu uroi nxënësve suksese në test dhe përzgjedhje të orientimeve të tyre për të ardhmen sipas njohurive që tregojnë në testin e arritshmërisë si dhe kërkesave të tregut të punës.

Edhe nga përfaqësuesi i MASH-it, Ardian Ramadani u informua se gjithçka ka filluar me kohë dhe deri në këto momente, mbarëvajtja e testit po shkonte mirë. /InfoKomuna/