UNDP ndërtoi shkallët emergjente në shkollën e fshatit Astrazup

MalishevëPostuar: 15:13 / 10.07.2019

Ka përfunduar sot ndërtimi i shkallëve emergjente në SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Komunës së Malishevës. Ndërtimi i shkallëve të emergjencës në këtë shkollë është mundësuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ky projekt në këtë shkollë është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimin në mes të UNDP-së dhe Komunës së Malishevës.

Qëllimi i këtij investimit është krijimi i sigurisë, në rastin konkret për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët rast emergjent, duhet të përdorin shkallët e emergjencës. /InfoKomuna/