Vazhdojnë punimet në ndërtimin e shkollës në Llazicë të Malishevës

MalishevëPostuar: 16:31 / 06.04.2018

Punimet në realizimin e projektit në ndërtimin e shkollës në fshatin Llazicë janë duke vazhduar sipas planit dhe punimet janë duke shkuar mirë.

Kështu u deklarua nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë vizitës së sotme në këtë shkollë, ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve.

“Punimet kanë rifilluar dhe punët janë duke shkuar mirë në ndërtimin e shkollës në Llazicë”, ka deklaruar Berisha.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve të parapara, ku përfshihet edhe infrastruktura shkollore, që për neve si qeveri lokale, është prioritet mbi prioritete, ndërtimi dhe krijimi i kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha Berisha.

“Po ashtu edhe realizimi i projekteve sipas planifikimeve është synimi kryesor, pasi nuk duam të kemi ngecje gjatë implementimit të tyre”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. /InfoKomuna/