Vazhdon mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat e Malishevës

MalishevëPostuar: 10:28 / 14.06.2019

Zgjedhjet në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë duke vazhduar. Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Pagarushë dhe Llapçevë, fshatra të cilat prej tani kanë kryesi të re dhe i kanë kryetarët e tyre, të cilët do ti përfaqësojnë në vitet në vijim.

Në Llapçevë kryetar është rizgjedhur Hazir Avdiaj, ndërsa në Pagarushë, kryetar është zgjedhur Gëzim Krasniqi.

Edhe në këto fshatra, sikur në fshatrat tjerë, zgjedhjen janë organizuar dhe monitoruar nga komisioni komunal, i formuar nga ana e Kuvendit të Komunës, që është përgjegjës për organizmin e zgjedhjeve në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës. /InfoKomuna/