Vetëm Malisheva s'e dorëzon buxhetin për vitin 2019

MalishevëPostuar: 23:30 / 14.10.2018

Veç një komunë nuk e ka dorëzuar buxhetin te Ministria e Financave për vitin e ardhshëm. Një hap të tillë e kanë bërë edhe komunat veriore. Ndërsa në Malishevë, përplasjet politike, rrezikojnë ta lënë komunën me buxhet të njëjtë sikur të këtij viti. Buxheti total i projektuar për komunat e Kosovës për vitin 2019 është mbi gjysmë miliardi euro, raporton T7.

Kjo është hera e dytë që nga paslufta në Kosovë, që komunat e veriut e kanë miratuar dhe dorëzuar me kohë buxhetin dhe kornizat afat – mesme buxhetore në Ministrinë e Financave.

E si të rëndësishëm miratimin e buxhetit nga komunat e veriut, po e sheh drejtori ekzekutiv i institutit kosovar për qeverisje lokale, Besnik Muciqi.

Ai shton se janë për t’u përgëzuar Ministria e Financave dhe të gjitha komunat për një proces kaq të rregullt.

E nga gjithsej 38 komuna që janë në territorin e Kosovës, e vetmja që nuk e ka miratuar dhe dorëzuar buxhetin, është Komuna e Malishevës, e cila rrezikon të mbetet me strukturën e buxhetit paraprak.

E ky mos-miratim i buxhetit në këtë Komunë, vije si shkak i mungesës se konsensusit politik në Kuvendin Komunal.

Përmes telefonit, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, thotë që është gjetur një zgjidhje, dhe se po presin për një përgjigje nga Ministria e Financave.

Komunat deri me 30 shtator është dashur ta kryejnë procesin e aprovimeve në Kuvendet Komunale, ndërsa, është tejet e rëndësishme që para 26 Tetorit të arrihet konsensusi në komuna, në mënyrë që buxheti të dërgohet në qeveri para miratimit final të draft-buxhetit.

Shuma e përgjithshme për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm, arrin vlerën e afërsisht 531 milionë eurove, që i bie se do të ketë afro 49 milionë euro më shumë se buxheti i vitit të kaluar.

Ndryshe, Buxheti Komunal është dokumenti kryesor vjetor i funksionimit të komunave.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...