Vlerësohet organizimi i 10-vjetorit të Pavarësisë në Malishevë

MalishevëPostuar: 11:36 / 20.02.2018

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, apo qeverisë komunale në Malishevë, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar.

Në këtë mbledhje, u vlerësua se aktivitetet e organizuara për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, janë realizuar me sukses dhe çdo gjë ka shkuar mirë.

Nënkryetari Berisha, e ka vlerësuar punën e bërë dhe aktivitetet e zhvilluara, në kuadër të shënimeve me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe i ka përgëzuar të gjithë zyrtarët dhe përgjegjësit, që kanë qenë të angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Përndryshe, në mbledhjen sotme të rregullt drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet e tyre për javën në vijim. /InfoKomuna/