Mamusha me linjë të re të përpunimit të perimeve

MamushëPostuar: 10:23 / 12.05.2016

Bashkimi Europian (BE)ka mbështetur kooperativën bujqësore në Mamushë me linjën e re për përpunimin e perimeve, e cila është dhënë në kuadër të projektit të granteve "Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore", i zbatuar nga IPSIA me OJQ “Anadrini” dhe Komuna e Mamushës.

Granti i BE-së në vlerë rreth 400 mijë euro për periudhën 24 mujore ka për qëllim të kontribuojë në konsolidimin e rajonit ekonomik të Jugut dhe në të njëjtën kohë të mbështesë rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në rajonin jugor të Kosovës. /InfoKomuna/