Mamushë: Anulohet sërish tenderi për ndriçimin publik në dy rrugë

MamushëPostuar: 13:26 / 31.10.2016

Përpjekjet për shtrimin e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Mamushës së fundmi nuk po kanë sukses, pasi që ky autoritet kontraktues nuk po gjen operatorë të përshtatshëm për jetësimin e këtij projekti për rrugët “Cumhuriyet” dhe “Bahcelik”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra e Prokurimit në këtë Komunë ka bërë të ditur se është detyruar që ta anulojë edhe ritenderimin për këtë kontratë, pasi që dy operatorët që kanë konkurruar nuk i kanë përmbushur kriteret e parapara, ani pse tenderi në fjalë që shpallur me afat të shkurtuar kohor, për shkak se po vjen fundi i sezonit të ndërtimit dhe i vitit fiskal./KohaDitore/

Komente: 0 Parashikimi i moti për katër ditë 09:29 / 17.11.2017 Vorbulla ciklonike që ka depërtuar mbi Itali, me të ftohtin dhe reshjet e borës që solli në disa pjesë të rajonit, ditëve në vijim do të zhvendoset në lindje në jug të rajonit tonë dhe do të vazhdojë të sjellë në vendin tonë kushte për mot...
GjilanKomente: 0 Haziri vs Kurteshi 11:34 / 17.11.2017 Lutfi Haziri, kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së pretendon që ta qeverisë edhe një mandat 4 -vjeçar Komunën e Gjilanit.