Përfshihen nga zjarri 10 hektarë fusha në Mamushë

MamushëPostuar: 10:09 / 29.08.2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 10 hektarë fusha në Mamushë.

“Është raportuar se rreth 10 hektar fusha (djerrinë) janë përfshirë në zjarr. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarri në tërësi”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/