Vazhdon bashkëpunimi i sukseshëm ndërmjet komunës se Duzce të Turqisë dhe Mamushës

MamushëPostuar: 11:05 / 07.09.2016

Kryetari i komunës së Mamushës Arif Bytyçi me bashkëpuntor, po qëndrojnë në komunën e Duzce – Sakarya të Turqisë, me të cilën Mamusha është binjakizuar, ku po bisedojnë me drejtuesit kryesor të komunës dhe Agjencionin për zhvillim dhe bashkëpunim TIKA.

Komuna e Duzce dhe TIKA, sivjet ka nda një donacion që në komunën e Mamushës t’ua ndërtojnë një sallë sporti me vlerë mbi 750 mijë lira turke.

Zyrtarët e komunës së Duzce u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e komunës së Mamushës, duke shpresuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë.

Nga ana e tij, Arif Bytyçi, kryetar i komunës së Mamushës u shpreh i kënaqur që projektet që po ndihmohen në komunën e Mamushës, siç tha ai ‘për t’ju dal zotë vlerave kulturore fetare’. Arif ka falenderuar Kryetarin e komunës së Duzce dhe TIKA-në që nuk kursyen mjetet për Vëllazerit nga Kosova./KosovaPost.net

DeçanKomente: 0 Fshati pa jetë i Deçanit 10:48 / 27.05.2018 Në skaj të një livadhi bie në sy një grumbull gurësh të mbuluar nga barishte. Dikur ata gurë kanë qëndruar të renditur njëri mbi tjetrin në mure të një shtëpie.
GllogocKomente: 0 Shenjëzohen rrugët ne Komunën e Drenasit 13:08 / 27.05.2018 Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, gjatë ditëve të vikendit ka filluar implementimin e projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve në Komunën e Drenasit.
PrishtinëKomente: 0 Plaçkitet një barnatore në Prishtinë 10:57 / 27.05.2018 Një person ka raportuar mbrëmë se dy persona të panjohur kanë plaçkitur në barnatoren e tij, me lokacion në Prishtinë.