MASHT organizon manifestimin mbarëkombëtar "Festa e Abetares"

Postuar: 10:18 / 17.05.2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) organizon manifestimin mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, i cili mbahet sot në Sallën e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Në këtë manifestim do të marrë pjesë zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, i cili do të bëjë edhe shpërndarjen e mirënjohjeve për shkollat pjesëmarrëse dhe për koordinatorët regjional.

Në program do të prezantohen nxënësit e klasave të para nga 7 regjionet e Kosovës, Shqipëria dhe Presheva.