Mbahet kamp veror për promovimin e diversitetit kulturor e fetar

ObilicPostuar: 16:08 / 11.09.2017

"Youth Inter-Faith Dialogue", organizuar nga OSCE -Dialogu ndëretnik, bëri bashkë edhe njëher shumë njerëz duke përfshirë Kryetarët, OJQ, Qendrat Rinore, Drejtuesit e përkatësive fetare e të komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në Kosovë.

Duke përshendetur takimin, i pari i komunës, e njëherit nikoqiri Xhafer Gashi, falenderoi OSCE dhe të gjithë të pranishmit, me ç'rast rikujtoi se Komuna e Obiliqit si komunë multietnike, ka bërë të gjitha përpjekjet për të bashkëjetuar dhe respektuar secilin barabartë.

Këtu përmendi aktivitetet si kulturore ashtu edhe rinore, të realizuara nga të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Fjalë përshendetëse dhe mbështetje kësaj fushe paten edhe Shpend Ahmeti - kryetar i komunës së Prishtinës, Jan Braathu-Ambasador i OSCE në Kosovë, përfaqësues nga BIK, përfaqësues nga Kisha Ortodokse Serbe, etj.

/InfoKomuna/