Mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Postuar: 11:00 / 02.09.2019

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale N2 Kaçanik – Hani i Elezit, zona e rrëshqitjes.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MI-ja ka njoftuar se kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 3 deri më 6 shtator, konkretisht nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në komunikatë.