Mërgimtarët ndihmojnë shëndetësinë në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 15:52 / 19.07.2017

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Norvegji, të cilët koshin iniciuar mbledhjen e donacionit, Besnik Ramdani dhe Hektor Qyqalla, këto pajisja ua kanë dorëzuar drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Vlora Haxhimehmeti, drejtorit të QKMF-së, Sami Kurti dhe kryeshefit të QKMF-së, Vllaznim Hotit.

Me këtë rast, Haxhimehmeti e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në Norvegji e Suedi, ndërsa që për donacionin ka thënë se është shumë i mirëseardhur, pasi që pajisjet e dhuruara ua lehtësojnë jetën të hendikepuarve dhe i përmirësojnë dukshëm shërbimet në sektorin shëndetësor.

“Ky donacion do ta ndihmojë shumë punën e institucioneve shëndetësore dhe ua lehtëson jetën personave me aftësi të kufizuara. Pajisjet e dhuruara për QKMF-në dhe për qendrat tjerat të mjekësisë familjare, do të ndikojnë drejtpërdrejt që të ketë shërbime më të mira për pacientët. Dua të shtoj se këto karroca si dhe disa pajisje tjera të rëndësishme, do t’i shpërndajmë edhe nëpër komuna tjera, ku personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për to”, tha drejtoresha Haxhimehmeti.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Norvegji, Besnik Ramadani u shpreh të jetë i lumtur që po i ndihmon bashkëkombësit e tij në nevoje dhe shëndetësinë e Mitrovicës.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës për të realizuar kështu aktivitete të tjera edhe në të ardhmen, e sidomos në fusha të cilat janë me rëndësi për interesin e përgjithshëm, sidomos për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë për qytetarët e Mitrovicës.

Vlen të theksohet se ky kontingjent me ndihma nga ky komunitet përfshinë pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor, si: tavolina të ndryshme për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara.