Mitrovica subvencionon 99 fermerë

MitrovicëPostuar: 14:49 / 18.10.2018

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 99 fermerë. 77 prej tyre janë pajisur me nga 200 kilogramë farë gruri dhe 100 kilogramë pleh artificial, 20 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe nga 100 kilogramë pleh artificial dhe 2 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe 150 kilogramë pleh artificial, njofton kumtesa.

Ky projekt arrin vlerën prej 10,290 euro. Komuna ka ndarë 8,232 euro, kurse pjesa tjetër është siguruar nga fermerët.