Arrestohet romi në veri, u kap duke vjedh kabllot e rrymës

Mitrovica Ver.Postuar: 11:06 / 07.11.2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës, i cili është kapur duke vjedh kabllot e rrymës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo të rrymës. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport të policisë. /Indeksonline/