Digjet vetura e ish-policit në Zubin Potok

Mitrovica Ver.Postuar: 10:05 / 26.04.2018

Një veturë e markës BMW është djegur mbrëmë gjatë natës në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, vetura është djegur deri sa ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit të kësaj veture, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij incidenti.

Siç raportojnë mediat bëhet e ditur se vetura është pronë e ish-policit, Manojllo Vllashkoviq, tani të suspenduar nën dyshimin për korrupsion,  i cili ka punuar në njësinë e komunikacionit në Zveçan.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm, por deri tani nuk dihet motivi.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...