Hajdari: Në veri të Mitrovicës sot lirohen pronat e uzurpuara

Mitrovica Ver.Postuar: 16:54 / 27.12.2017

Mbi 61 milionë euro është vlera totale e shitjeve që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë gjatë vitit që po lëmë pas.

Kështu tha drejtori menaxhues në AKP, Ekrem Hajdari, në konferencën e fundit për këtë vit.

Hajdari në këtë konferencë ka përmendur si sukses lirimin e objekteve të uzurpuara.

Madje Hajdari tha se pikërisht sot do të zhvillohet një aksion në veri të Mitrovicës për lirimin e aseteve të AKP-së të uzurpuara nga banorët serbë të asaj ane.

“Sot, përderisa po flasim, me gjasë kolegët tanë nga terreni, konkretisht në zyrën rajonale të Mitrovicës, në bashkëpunim me policinë, janë duke planifikuar edhe aksionin e fundit për këtë vit për të liruar edhe disa asete të cilat kanë mbetur, 3-4 të fundit në veri të Mitrovicës. Ngase ne në bazë të informatave që kemi besojmë që ky numër do të arrij edhe në zero. Do të eliminohet e gjithë lista e uzurpatorëve dhe shumica e uzurpatorëve serbë kanë shprehur dëshirën më në fund që të ulen dhe të nënshkruajnë kontrata për qiramarrje me AKP-në”, tha Hajdari.

Komente: 0 Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Skenderajn dhe Drenasin 16:22 / 20.02.2018 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi sot komunën e Skenderajt ku u prit nga kryetari Bekim Jashari dhe komunën e Drenasit, me ç’rast u takua me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të...
Komente: 0 Nga një muaj paraburgim falsifikuesve të lejeve për armëmbajtje 13:26 / 20.02.2018 Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit...
PejëKomente: 0 Termet në Pejë 16:45 / 20.02.2018 Dridhje të tokës janë dëgjuar rreth orës 15:50 në qytetin e Pejës. Kështu të paktën kanë konfirmuar për Indeksonline disa lexues.