Policia e Kosovës sulmohet në veri

Mitrovica Ver.Postuar: 10:59 / 25.09.2017

Një patrullë e Policisë së Kosovës, është sulmuar mbrëmë në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Koha.net, por se nuk janë dhënë informacione tjera.

Portali në gjuhën serbe KoSSEV, ka njoftuar se incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Banjë, në Komunën e Zubin Potokut, transmeton Koha.net.

Kundër policisë kufitare të Kosovës është shtënë me disa plumba.

Automjeti i patrullës policore është dëmtuar por sipas informatave të para nuk ka të plagosur.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014, në po të njëjtin fshat është shtënë kundër policisë së Kosovës, ku 3 policë serb janë plagosur.