Policia jep detaje për sulmin e zyrtarëve policorë në Veri

Mitrovica Ver.Postuar: 11:01 / 26.09.2017

Policia e Kosovës e ka konsideruar si tentimvrasje të rëndë, sulmin që u është bërë zyrtarëve policorë, në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë është ekzaminuar vetura policore, në të cilën është vërtetuar se është goditur disa herë me predhat e plumbave.

“Fshati Banjë, Zubin Potok 24.09.2017-21:44. Në lidhje me rastin me 25.09.2017 raportohet se njësitet relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është vërtetuar se vetura zyrtare është goditur disa herë nga predhat e plumbave, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Është njoftuar prokurori përkatës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Express/