Regjistrimi i veriorëve s’duket kurrkah përkundër zotimit të Qeverisë

Mitrovica Ver.Postuar: 21:43 / 27.11.2016

Ndonëse është paraparë të fillojë në shtator të këtij viti, regjistrimi i popullsisë në katër komunat me shumicë serbe nuk do të realizohet.

Kjo për arsye se nuk është miratuar në Kuvend projektligji për regjistrimin e popullsisë.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se projektligji është dërguar në Kuvend dhe gjithçka varet prej tyre.

Xhevahire Izmaku nga Komisioni për Administratë Publike tregon që për këtë Qeveria më nuk ka shprehur interesim.

Sipas saj ky proces nuk ka qenë i përgatitur mirë politikisht dhe si i tillë ishte i destinuar të dështojë.

Edhe asamblisti nga radhët e AAK-së në Mitrovicën Veriore, Gëzim Alushi është kundër këtij procesi, duke thënë që ky proces nuk do të realizohet për aq kohë sa në këtë pjesë nuk shtrihet sovraniteti i Kosovës.

Për këtë komunë është ndarë buxhet për 12 mijë banorë. Në anën tjetër në Agjencinë e Statistikave të Kosovës thonë se ata po merren me përgatitjet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë që do të bëhet më 2020-n.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.