Shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 08:14 / 20.11.2016

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas burimeve të KosovaPressit, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.