Sulmohen dy boshnjakë në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 13:10 / 27.10.2017

Të enjten në rrugën “Lule Braja” në Mitrovicë, dy viktima meshkuj boshnjakë, shtetas të Serbisë, kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës.