Vetura shkel të miturin në veri

Mitrovica Ver.Postuar: 11:04 / 21.06.2017

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është goditur nga vetura në Mitrovicën veriore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin –viktimën mashkull K-Shqiptar (i mitur). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjtit është dërguar për  tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar.