Vidhet një shtëpi në veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 11:48 / 14.03.2017

Tre persona të maskuar, një femër dhe dy meshkuj kanë hyrë me forcë në shtëpinë ku jeton Dragomir Vllajiq, rreth 63 vjeçar në veri të Mitrovicës dhe kanë marrë nga ai 28 mijë dinarë të Serbisë dhe 100 franka zvicerane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vojvoda Bojoviç’ në veri të Mitrovicës.

“Gjithçka ka ndodhur shpejtë dhe si në filma, kur tre të maskuar, prej të cilëve një femër, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e viktimës i cili në ato momente ishte në gjumë. Fillimisht i kanë hedhur sprej në fytyrë, ia kanë mbyllur gojën me fllaster dhe e kanë lidhur me litar. Pastaj duke e rrahur viktimën, e kanë detyruar të tregojë ku janë paratë”.

Telegrafi mëson se viktima ka pësuar plagë në trup dhe është trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Ai është nga Vushtrria, ndërsa nga paslufta jeton në veri. /Telegrafi/