Bedri Hamza premtom riorganizimin e Qendrës Zejtare

MitrovicëPostuar: 16:08 / 04.10.2021

Në kuadër të shpalosjes së planeve të tij për Mitrovicën, kandidati për Kryetar Komune nga PDK, Bedri Hamza, u zotua se me qeverisjen e tij do ta riorganizojë Qendrën Zejtare të Mitrovicës.

Ai tha se të gjitha bizneset do t’i ruajmë aty dhe premtoi edhe parkingje, shkruan Jepi Zë.

Në kuadër të projektit të tij për Qendrën Zejtare parashihen gjelbërim, kënde për fëmijë, kënde pushimi dhe parkingje të reja.

Hamza tha se do ketë kushte shumë më të mira për bizneset dhe klientët.