Betohet Agim Bahtiri, falënderon qytetarët që besuan në programin e tij

MitrovicëPostuar: 14:51 / 18.12.2017

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe këshilltarët e rinj të komunës së Mitrovicës sot dhanë betimin në seancën inauguruese.

Bahtiri me këtë rast tha se do të punoj me përkushtim për të mirën e të gjithë qytetarëve mitrovicas, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, apo partiake.

“Unë edhe njëherë i falënderoj qytetarët që besuan në programin tim,  të cilët vlerësuan pozitivisht punën time gjatë periodës së kaluar 4 vjeçare dhe që duke u bazuar me këtë më votuan bindshëm që të udhëheq Mitrovicën edhe për 4 vite të ardhshme “, tha ai.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.