Bizneset kërkojnë që prokurimi publik të mos jetë burim i korrupsionit

MitrovicëPostuar: 14:04 / 30.11.2017

Korrupsioni në Kosovë është i pranishëm kryesisht në aktivitete të prokurimit publik, derisa në shumicën e rasteve fituesit e tenderëve përcaktohen paraprakisht.

Në mënyrë që praktikat e tilla, të cilat cenojnë konkurrencën e drejtë dhe të barabartë të ndryshohen, bizneset kërkojnë ndërprerjen e përgatitjes së specifikacioneve teknike të tenderëve, duke ia përshtatur specifikave të kompanive të caktuara, transmeton InfoKomuna.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Faruk Mujka shprehu zotimin e administratës komunale për të luftuar korrupsionin, duke ftuar të gjitha bizneset që ta raportojnë atë.

Ai iu referua edhe iniciativës konkrete të Komunës së Mitrovicës për shpërblimin me 5,000 euro të çdokujt i cili në mënyrë të dokumentuar raporton një rast të korrupsionit.

Ai i bëri këto komente gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me bizneset e rajonit të Mitrovicës, administratën komunale dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, në përkrahje të Projektit të UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit (SAEK).

Bizneset kërkuan nga autoritet përkatëse që raportimet e tyre të trajtohen me seriozitet, ashtu që ata të mos dekurajohen nga raportimi në të ardhmen, si pasojë e mungesës së rezultateve konkrete në luftimin e tij. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.