Bordit të Drejtorëve diskuton për projektet e realizuara gjatë mandatit

MitrovicëPostuar: 14:15 / 11.09.2017

Drejtuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe të gjithë drejtorët e drejtorive të administratës komunale.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës; Menaxhimi i kontratave të Prokurimit si dhe Raporti i drejtorive për projektet e përfunduara gjatë këtij mandati qeverisës.
Rreth pikës së parë, sqarime dha drejtori i Prokurimit, Jeton Ujkani, i cili njoftoi kryetarin Bahtiri dhe drejtoret komunal rreth sigurimit fizik të objekteve dhe tenderit për furnizim me dru.

Sipas drejtorit Ujkani, kjo drejtori është duke i kryer punët me shumë përgjegjësi, gjithmonë duke u koordinuar me kërkesat qe adresohen nga drejtoritë përkatëse.
Në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ju është drejtuar të gjithë drejtorëve të administratës komunale qe të përgatisin një raport të detajuar të projekteve të realizuara gjatë këtij mandati qeverisës.

Ndërsa si pikë e ndryshme e rendit të ditës, auditori i brendshëm komunal, Gani Shala, iu drejtua drejtorëve që mos të hezitojnë që për planin e veprimit dhe adresimit të çështjeve të bashkëpunojnë më Komitetin Komunal për Auditim dhe Zyrën e Auditimit të Brendshëm.
/InfoKomuna/