Fëmijët me aftësi të kufizuara në Mitrovicë nga shtatori me qendër qëndrimi gjithëditor

MitrovicëPostuar: 10:41 / 04.12.2018

Në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” në Mitrovicë, të hënën u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka theksuar se ish- objektin e Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë vendosur që ta japin në shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuara, shkruan Koha Ditore.

“Procedurat do të fillojnë nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm, ku fëmijët mund ta kalojnë gjithë ditën apo edhe natën në atë qendër dhe do të kenë mundësinë të trajnohen për kryerjen e ndonjë zanati që të mundë t`i shërbejë më vonë për punësim”, ka thënë Mujka.